Zhduket shefi i Interpool-it, ky është njoftimi i familjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Zhduket shefi i Interpool-it, ky është njoftimi i familjes

17:25 | 05 Tetor 2018

Meng Hongwei, kreu kinez i agjencisë së Interpol është zhdukur pa lënë gjurmë prej një jave.

Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës.

“Ai nuk u zhduk në Francë”, tha për AFP një hetues i policisë franceze.

Në Francë ka nisur një hetim për këtë çështje, pasi bashkëshortja e kreut të Interpol raportoi në polici se burri i saj është zhdukur. Meng Hongwei u zgjodh President i Interpolit para dy vitesh. Ai është një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë.

Para se të merrte detyrën në Interpol, Meng ka qenë zv/ministër për sigurinë publike në Kinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!