Zhdukja misterioze e gazetarit saudit, a dihet ku ndodhet trupi i tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Zhdukja misterioze e gazetarit saudit, a dihet ku ndodhet trupi i tij

22:18 | 21 Tetor 2018

Detaje të reja janë zbardhur në rastin e zhukjes misterioze të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka thënë se Riadi ende nuk është në dijeni se ku janë mbetjet e trupit të gazetarit të zhdukur, Jamal Khashoggi.

Ata po e quajnë rastin një “operacion mashtrues” dhe një “gabim të madh”.

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Fox News të dielën, Al-Jubeir tha se eliminimi i Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë ishte “një tragjedi e tmerrshme” që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, nuk ka të bëjë me të.

Al-Jubeir tha se Khashoggi u drejtua nga “ekipi saudit i sigurisë” kur hyri në konsullatë më 2 tetor dhe shpjegimi i tyre për atë që ndodhi ndryshon nga ajo e zyrtarëve turq, gjë që i bëri sauditët të hetojnë.

“Ai humbi jetën në konsullatë, ne nuk dimë më shumë detaje, siç nuk dimë se ku është trupi”, tha ai.

“Ne jemi të vendosur të zbulojmë çdo gur … Ne jemi të vendosur të ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për këtë akt”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!