Zidane me deklaratë befasues pas humbjes në shtëpi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Zidane me deklaratë befasues pas humbjes në shtëpi

21:45 | 13 Janar 2018

Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe bëri gjithçka, por topi nuk deshi të futej në rrjetë, pas humbjes minimale të Real Madridit ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabeu” të shtunën pasdite.

Pas ndeshjes, trajneri francez ka thënë se rezultati nuk ishte meritor dhe se është shumë i vështirë për skuadrën e tij ta kapërdijë pasi krijuan shumë raste, por topi s’deshi të futej në rrjetë.

“Rezultati nuk është meritor dhe është shumë i vështirë sepse ne patëm shumë raste, por topi nuk deshi të futej në rrjetë. Kjo na brengos të gjithëve. Luajtëm mirë dhe nuk e meritojmë këtë”, ka thënë Zidane.

Ai i ka bërë thirrje lojtarëve që, në mesin e gjithë këtij negativiteti, të gjejnë diçka pozitive, të cilin thotë se kanë.

“Nuk mund të dorëzohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë sepse të enjten kemi ndeshje dhe mund t’i ndryshojmë gjërat”, ka shtuar ai.

Zidane foli edhe për dështimin për ta gjetur golin në këtë ndeshje: “Bëmë gjithçka dhe nuk kam shpjegim pse topi nuk futej në rrjetë.”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!