Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person

21:55 | 17 Gusht 2018

Një zjarr që kishte kapluar një shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një 45 vjeçar.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, humbi jetën si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit. Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt. I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre! Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!