Zjarr në stacionin hekurudhor, 60 zjarrfikës luftojnë me flakët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zjarr në stacionin hekurudhor, 60 zjarrfikës luftojnë me flakët

14:05 | 12 Janar 2018

Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një stacion hekurudhor në Notingham të Britanisë së Madhe.

Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë evakuuar zonën, ndërkohë që nuk flitet për viktima, bën me dije një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në East Midland.

I komanduari për ngjarjen, Bryn Coleman, rrëfen se: “Ne morëm një telefonatë rreth orës 06:30 që një zjarr ka rënë përfshirë një bllok tualetesh në stacionin hekurudhor. Zjarri është përhapur edhe në çatitë e objekteve”.

Stacioni është mbyllur përkohësisht dhe nuk po lejohet qarkullimi i trenave. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë flakët dhe shtëllungat e tymit nga vendngjarja.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!