Zotohet ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën kurrë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zotohet ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën kurrë

17:40 | 07 Dhjetor 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan.

Diplomati paleztinez i ka thënë nikoqirit serbe se Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ndërkohë Vucic ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.

Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e Presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dje vendosi që të njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit. Palestinezët e konsiderojnë Jeruslaemin për kryeqytet të vetin, të okupuar nga Izraeli.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!