Zv/kryeministri që e paditi shtetin e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zv/kryeministri që e paditi shtetin e tij

13:45 | 11 Shtator 2017

Biznesmeni Behgjet Pacolli edhe zyrtarisht para pak çastesh ka pranuar pozitën e shefit të diplomacisë kosovare.

Pacolli në të njëtën kohë do të mbajë edhe pozitin e zv/kryeministrit të parë.

Por, Pacolli do ta ketë të vështirë të loboj për shtetin të cilin e ka paditur tanimë vet, shkruan ORAinfo.

Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë në Gjykatën e Arbitrazhit

Përmes një publikimi, Arbitrazhi ka treguar se e ka pranuar lëndën e kompanisë në pronësi të Pacollit me datën 21 korrik të këtij viti.

Në këtë informacion thuhet se subjekti i mosmarrëveshjes është “blerja e aksioneve” dhe hyn tek sektori i turizmit, sipas të dhënave të publikuara nga Arbitrazhi.

Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit ka të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, i ka dorëzuar detyrën e ministrit Behgjet Pacollit.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me këtë rast Demaj ka uruar Pacollin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e këtij dikasteri. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!