ZYRTARE: Dortmundi merr vendim për Dembelen (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

ZYRTARE: Dortmundi merr vendim për Dembelen (FOTO)

10:54 | 13 Gusht 2017

Borussia Dortmund e ka suspenduar Ousmane Dembelen

Ylli i ri francez, Ousmane Dembelen ka marrë një goditje nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman e ka suspenduar  lojtarin, i cili po kërkon që të transferohet te Barcelona.

Dembelen gjatë kësaj jave kishte braktisur stërvitjet e klubit gjerman, si shenjë revolte për mos shitjen te skuadra e Barcelonës. Por, kjo i ka kushtuar.

“Borussia Dortmund ka vendosur të vazhdojë pezullimin e lojtarit Ousmane Dembele nga stërvitjet e ekipit të parë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Mbetet të shihet nëse Dortmund do ta shes Dembelen në Barcelonë, apo do ta mbajë në klub të paktën edhe një vit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!