Zyrtare: Ja sa ndeshje do të mungoi Messi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Zyrtare: Ja sa ndeshje do të mungoi Messi

00:15 | 21 Tetor 2018

Barcelona ka marrë lajmin më të keq pas fitorës ndaj Sevillës.

Barcelona arriti të fitoi me rezultat 4:2

Mirëpo, Barcelona tanimë mori lajmin e keq, pasi që Lionel Messi do t’i humbasë dy ndeshjet më të rëndësishme të Barcelonës deri tani këtë sezon, pasi do të mungojë tri javë shkaku i lëndimit të dorës, njofton klubi katalonas.

Messi u lëndua në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga të shtunën, dhe testet mjekësore konfirmojnë se argjentinasi e ka kthyer ashtin radial të dorës së djathtë, i cili do ta lërë atë tri javë jashtë fushës, transmeton Gazeta Express.

“Testet mjekësore të kryera për lojtarin e ekipit të parë, Lionel Messin, kanë konfirmuar se ai ka pësuar thyerje të ashtit radial në dorën e djathtë. Do të jetë jashtë fushës për tri javë përafërsisht”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Pas një çereku lojë, gjatë të cilit Messi shkëlqeu me një super asist dhe me një gol fantastik, argjentinasi e lëndoi dorën e djathtë pasi një rrëzimi të pakëndshëm.

Messi u përpoq të kthehej në fushë pasi mori tretman mjekësor për rreth 10 minuta, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Si rrjedhojë, ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele.

Messi, në fakt është dërguar direkt në qendrën mjekësore “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi”, raporton Catalunya Radio.

Messi do të mungojë ndaj Interit këtë të mërkure në Ligën e Kampionëve, si dhe në El Clasico ndaj Real Madridit të dielën që vjen në La Liga.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!