Zyrtare: Kjo është data e takimit Thaçi- Vuçiq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
27 °C

Zyrtare: Kjo është data e takimit Thaçi- Vuçiq

09:33 | 12 Korrik 2018

Zyra e Federica Mogherinit ka bërë të ditur datën e takimit të radhës ndërmjet presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Takimi i dytë i fazës finale të dialogut me Serbinë do të mbahet më 18 korrik. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e ndërmjetësueses Federica Mogherinit, shkruan “Zëri.info”

“Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18 korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare. “Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet m tej në këtë komunikatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!