ZYRTARE: Manchester City arrin marrëveshje historike – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

ZYRTARE: Manchester City arrin marrëveshje historike

20:10 | 17 Maj 2018

Pas një sezoni fantastik në Premier League me Manchester Cityn, ka ardhur edhe mirënjohja për trajnerin spanjoll Pep Guardiola.

Drejtuesit e klubit i kanë rinovuar kontratën trajnerit edhe për 3 sezonet e ardhshme, duke e shtyrë aktualen deri në vitin 2020-2021, për të kompletuar një cikël total prej 5 sezonesh, pasi Guardiola e mori Cityn në vitin 2016.

Detajet e kontratës së re pritet të publikohen në ditët në vijim, por ajo që është e sigurt, është fakti që për spanjollin ka një përmirësim të ndjeshëm të termave ekonomikë.

“Ndjej se kam ende shumë energji dhe forcë për të vijuar projektin”, deklaroi Pep gjatë festës së titullit, ndërsa synimi i radhës për Citizens është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!