ZYRTARE: Shkarkohet trajneri i njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

ZYRTARE: Shkarkohet trajneri i njohur

17:04 | 11 Shkurt 2019

Turqia ka shkarkuar trajneri e tyre rumun,Mirçea Luçesku.

Mirçea Luçesku nuk është më trajner i përfaqësueses së Turqisë, lajm i cili është bërë zyrtar nga të dy palët.

Tekniku i famshëm rumun mori drejtimin e Turqisë në gusht të vitit 2017 ku në 17 ndeshje sigurojë 4 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje, një ecuri e cila detyrojë palët të shkonin drejtë “divorcit”:

“Pas një takimi të zhvilluar sot mes bordin drejtues të Federatës dhe trajnerit Mirçea Luçesku, u vendos ndërprerja e marrëveshjes me mirëkuptim mes palëve, lexohet në njoftimin e Federatës Turke.

“Mendoj se kam përfunduar punën për të rinuar ekipin e Turqisë dhe kemi arritur në destinacionin e kërkuar. Ndaj para fillimit të eliminatoreve vendosëm bashkërisht që t’i hap rrugën trajnerit të ri”, u shpreh trajneri për mediat turke.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!