Zyrtare: Ylli i madh largohet nga Juventusi

23:52 | 21 Maj 2021

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se Douglas Costa do të kalojë te Gremio si huazim.

Anësori i “Zonjës së Vjetër” ka kaluar sezonin 2020-21 në huazim me gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, që përfundoi marrëveshjen me ta sot.

Ish-përfaqësuesi i Brazilit tani do të kthehet në atdheun e tij për të luajtur te Gremio.

” Douglas Costa do të transferohet në Gremio, është zyrtare”.

“Anësori brazilian, arriti në Juventus në 2017 dhe kaloi këtë vit në huazim me Bayern Munich, do të veshë fanellën e Porto Alegre deri më 30 qershor 2022”, ka shkruar Juventus në faqen zyrtare.

Kontrata e tij me Bianconerët skadon verën e ardhshme dhe ish-ylli i Shakhtar Donetsk do të jetë në gjendje të kalojë ku të dojë falas.

Komento: