Zyrtari i lartë amerikan ‘qorton’ Isa Mustafën, kjo është kërkesa e tij për LDK-në – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Zyrtari i lartë amerikan ‘qorton’ Isa Mustafën, kjo është kërkesa e tij për LDK-në

15:08 | 23 Tetor 2018

Pas takimit me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-ve, Mathew Palmer e ka takuar në shtepinë e tij edhe kreun e LDK-së Isa Mustafën.

Kryetari Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai poashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!