Zyrtarit të Komunës së Drenasit persona me uniformë të Policisë ia plaçkitin 650 euro në shtëpi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Zyrtarit të Komunës së Drenasit persona me uniformë të Policisë ia plaçkitin 650 euro në shtëpi

16:18 | 06 Dhjetor 2017

Në orët e para të mëngjesit të së martës (rreth orës 02:00), tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sankoc të Drenasit. Të njëjtit janë paraqitur kinse janë Policia Speciale dhe me forcë kanë grabitur portofolin e viktimës-mashkull, në të cilin kishte 650 euro dhe dokumentet personale.

Gazeta Express mëson se personi që është grabitur nën kërcënimin e armës është një nga zyrtarët në komunën e Drenasit, bëhet fjalë për M.R.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, e cila tha se përveç grabitjes nuk është raportuar për të lënduar dhe se Policia po merret me rastin.

“GRABITJE Fsh. Sankoc, Gllogoc me datën 05.12.2017 rreth orës 02:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 650€ dhe dokumentet personale. Nuk raportohet për të lënduar, njësitë policore janë duke hetuar rastin”, tha Ahmeti.

Express ka kontaktuar edhe me M.R., por ky i fundit tha se nuk dëshiron të prononcohet pasi, siç tha ai, i ka thënë të gjitha në Polici.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!