Ҫfarë paralajmërimi po bën Ivica Daҫiq? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ҫfarë paralajmërimi po bën Ivica Daҫiq?

09:40 | 06 Gusht 2019

Ministri serb, Ivica Daҫiq ka bërë një paralajmërim.

Ministri i Jashtëm serb ka njoftuar se do t’i organizojë serbët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të votojnë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Ai për Telegrafin serb thotë se “po të vepronin me zgjuarsi, kjo do t’i krijonte një pozitë më të mirë në administratën e re në Ëashington.

Sipas gazetës, kjo do të jetë vetëm një pjesë e një ofansive të fuqishme diplomatike të nisur nga Serbia këtë vjeshtë mbi Kosovën, kryesisht në Amerikë.

“Serbia tani është në një pozitë shumë më të mirë sesa ishte në të kaluarën. Tani, ekziston një vullnet në Ëashington për të dëgjuar pikëpamjet tona. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi këtu, por do të intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar pozicionet tona, për të rritur numrin e miqve që kemi në Amerikë, në mënyrë që sa më shumë senatorë dhe kongresmenë, njerëz në poste drejtuese, të jenë me ne”, tha kryediplomati serb.

Sipas tij, Amerika po hyn në një vit zgjedhor dhe kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë.

“Konkretisht, si ministër i jashtëm, unë do të aranzhoj mbështetjen për Trumpin në zgjedhjet e ardhshme. Serbët në Amerikë e votojnë Trumpin sidoqoftë. Nëse e bëjmë këtë me zgjuarsi, nëse i kombinojmë ato pak vota, ne do të krijojmë një pozitë më të mirë në administratën e re. Në kohën e duhur, shqiptarët e bënë , bashkuan zërat e diasporës së tyre”.

“Për shembull, Engel, i cili ka qenë lobist i tyre për vite me radhë, ka një bazë të qëndrueshme të zërave të sigurtë shqiptarë dhe nuk duhet befasuar që mbron me zemër interesat e shqiptarëve, pasi ato zëra janë të rëndësishëm për të që të zgjidhet në detyrë”.

“Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, në zgjedhjet e ardhshme për t’i ndihmuar serbët ta shohin qartë Trumpin, i cili do të jetë një ndihmë e madhe për vendin dhe interesat për të cilat lufton “, theksoi Daçiq.

Sipa kësaj gazete janë rreth 650,000 serbë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: