Ҫfarë po ndodh me Coutinhon, këto janë zhvillimet e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ҫfarë po ndodh me Coutinhon, këto janë zhvillimet e fundit

23:23 | 14 Gusht 2019

Po përflitet për një largim të mundshëm të Coutinhos nga Barcelona.

Menaxheri i Philippe Coutinhos ka mbërritur në Barcelonë për t’i vazhduar bisedimet rreth të ardhmes së yllit brazilian.

Mediat spanjolle raportojnë se Guiliano Bertolucci ka mbërritur sot në Barcelonë për të diskutuar mbi largimin e Coutinhos nga Camp Nou.

Ardhja e tij në Spanjë u përcoll nga fluturimi për në Francë ku u zhvilluan bisedime në lidhje me transferimin e tij në Paris Saint-Germain.

Coutinho spekulohet se mund të përfshihet në ofertën e Barcelonës tek PSG për rikthimin e yllit tjetër brazilian, Neymar.

Komento: