Ҫfarë po ndodh në plazhin e Durrësit, aksion i madh i policisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ҫfarë po ndodh në plazhin e Durrësit, aksion i madh i policisë

13:48 | 11 Korrik 2019

Një aksion i madh është zhvilluar në plazhin e Durrësit.

Perfekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto mblodhi sot grupin e punës në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Ainënvizoi detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që procedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në:

Ushtrimin kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave; Zbatimin e raportit të hapsirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia; Zbatimin e kushteve higjeno sanitare; Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant.

Në fokus të aksionit janë edhe ato lokale që shkelin urdhrin për nivelin e lartë të muzikës.

Aksioni ka vijuar nga Ura e Dajlanit në vijim të vijës bregdetare, për kontrollin e çadrave dhe shezlloneve, vendosja në kundërshtim me ligjin ku kanë zënë hapësirat publike dhe kalimin e brezit të rërës.

Katër parcela me shezllone janë larguar nga policia dhe nëse ato do të rivendosen, policia do të ndërhyjë për t’i sekuestruar.

Për pushuesit ky aksion është i nevojshëm sepse ankohen për shkak të afërsisë që kanë çadrat me njëra-tjetrën.

Pjesë e këtij grupi ishin Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të vijës bregdetare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!