Ҫfarë do të ndodh me dialogun në vitin 2019, tregon Daҫiq – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ҫfarë do të ndodh me dialogun në vitin 2019, tregon Daҫiq

23:31 | 26 Dhjetor 2018

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në vitin 2019 Serbia me siguri do të merret intensivisht me çështjen e Kosovës dhe “ndoshta në një format tjetër”.

Por, sipas tij askush nuk mund të thotë se çështja me Kosovën mund të zgjidhet vitin e ardhshëm.

“Askush nuk mund të thotë – do ta zgjidhim çështjen e Kosovës vitin e ardhshëm, të paktën asnjë nga politikanët seriozë në vendin tonë dhe në botë. Sa i përket meje, do të doja të kisha një marrëveshje dhe një zgjidhje nesër, por kjo nuk është reale, shumë më shumë gjëra duhet të përfundojnë, “tha Daçiq në një intervistë për” Nedeljnik”, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ai pret që çështja e Kosovës të zgjidhet në vitin e ardhshëm.

Sipas Daçiqit, ndërmjetësuesit në dialog ka kohë që qëndrojnë mënjanë – ata do t’i kenë zgjedhjet në maj e pas kësaj edhe disa muaj do ta kalojnë deri sa të formojnë Komisionin dhe ta zgjedhin pasuesen e Federica Mogherinit.

Por, sipas tij, Shtetet e Bashkuara do ta përmbushin këtë vakuum, meqë ShBA-të “duan që dialogu të vazhdojë”. Ai ka thënë se do të ishte e dobishme sikur ShBA-të të përffshiheshin në dialog, ndërsa dëshiron edhe pjesëmarrjen e Kinës e të Rusisë.

Sipas Daçiqit, ideja për “përkufizim” e serbëve e shqiptarëve “është ende në tavolinë, por ajo duhet të përcillet edhe me një varg marrëveshjesh tjera”.

“Ne nuk heqim dotë nga e drejta për bashkësinë serbe në Kosovë, nga mbrojtja e trëshigimisë serbe, nga pasuria e madhe të cilën serbët e kanë në Kosovë, dhe këtë të gjitjë e dinë mirë”, ka thënë ndër tjera Dacic.

Komento: