Ҫfarë do të sillte shkuarja në zgjedhje të reja? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ҫfarë do të sillte shkuarja në zgjedhje të reja?

21:20 | 20 Dhjetor 2019

Ditëve të fundit po përflitet për zgjedhje të reja në vend.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk do të ishte zgjidhje e mirë për Kosovën.

Krasniqi, ka thënë se Kosova ende nuk ka rritur në fazën e krizës politike.

Menaxherja e projekteve në KDI, ka thënë pozitive është që VV dhe LDK kanë negociuar për programe e që nuk është bërë më parë.

Ajo ka thënë në se pritja e qytetarëve është e madhe që këto parti do të bëjnë koalicion dhe sipas saj nuk duhet të ketë bllokada për të evituar krizën politike.

Duke folur për vështirësitë në zgjedhjen e presidentit, Krasniqi thotë se reforma zgjedhore e filluar në vitin 2010 ka ngecur në vend.

Ajo ka thënë në RTV Dukagjini se zgjedhja e presidentit nga populli është një opsion për t’u diskutuar pasi një gjë të tillë e kanë edhe disa vende fqinje.

Sa i përket zgjedhjeve të reja të mundshme, anëtarja e shoqërisë civile ka dhënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe u mbetet subjekteve politike që të respektojnë këtë verdikt.

“Do të ishte një dëshpërim për qytetarët nëse ne do të shkonim sërish në zgjedhje meqë partitë nuk po mund të dakordohen për ndarjen e pushtetit pasi po shihet se problemi nuk është programi por ndarja e posteve”.

Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndonjë situatë të re por përkundrazi mund të ketë një dëshpërim të gjithmbarshëm qytetarë.

Komento: