Ҫfarë po ndodh? Rikthehen kolonat në pikat kufitar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ҫfarë po ndodh? Rikthehen kolonat në pikat kufitar

20:38 | 22 Dhjetor 2018

Shumë mërgimtar edhe këtë vit kanë vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindjen e tyre.

E kjo duket se po krijon kolona të gjata edhe nëpër pikat kufitare.

Kësisoj sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jarinja arrijnë deri në një orë.

Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 500 metra.

E edhe në vendin ku sot ndodhi një përleshje fizike, në Merdare, pritjet shkojnë deri në një orë, ani pse aty kolonat nuk shkojnë më shumë se në 200 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Mutivodës dhe Vërmicës.

Aty qytetarëve për të hyrë në Kosovë po u duhet të presin 15, respektivisht 20 minuta.

Komento: