Ҫfarë po ndodh? Shitja e iPhone ka rënë në shkallën më të ulët ndonjëherë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ҫfarë po ndodh? Shitja e iPhone ka rënë në shkallën më të ulët ndonjëherë

18:55 | 01 Maj 2019

Ishte ndër telefonat më të shitur, por duket se kjo gjë ka ndryshuar.

Shitjet e telefonëve të kompanisë Apple, iPhone, kanë rënë në shkallën më të ulët ndonjëherë, bazuar në të dhënat e tre muajve të parë të këtij viti.

Kjo kompani ka thënë se të hyrat nga shitja e telefonëve kanë rënë për 17 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook ka thënë se shitjet janë rritur në fund të muajit mars, duke përfshirë Kinën, vend në të cilin kompania ka ulur çmimet e produkteve për të rritur kërkesën.

Apple ka paralajmëruar se ulja e numrit të shitjeve të telefonëve të saj, sidomos në Kinë, ka qenë për shkak të konkurentëve të saj më të lirë siç janë Huaëei dhe Xiaomi.

Në tre muajt e parë është thënë se vlera totale e fitimit ka arritur në 58 miliardë dollarë në krahasim me parashikimet e analistëve për 57.3 miliardë dollarë.

Pavarësisht shitjeve më të pakta të telefonëve, Cook ka thënë se në vazhdimësi është rritur kërkesa për produkte tjera të kësaj kompanie siç janë orët e mençura.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!