Ҫka ndodh nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK, flet Kusari-Lila – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ҫka ndodh nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK, flet Kusari-Lila

23:41 | 18 Dhjetor 2019

Ende nuk është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse dështon arritja e një koalicioni mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të përsëritet eksodi i vitit 2014, kur më shumë se 200 mijë persona lëshuan Kosovën pasi LDK kaloi nga blloku VLAN në koalicion me PDK’në dhe Isa Mustafa u zgjodh si kryeministër.

“Eksodi i vitit 2014 do të përsëritet, këtë ta garantoj”, ka thënë Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.

“Nuk ka që nuk e bëj, e nuk më pyesin qytetarët se kur po bëhet marrëveshja. Ata më thonë bëjeni marrëveshjen dhe krijojeni qeverinë”.

“Zgjidhja më e mirë është ndryshimi”, ka shtuar ajo.

“Duhet ndërrim mendësie. E dimë se presidenti i tanishëm nuk përfaqëson unitetin e popullit. Ne duhet ta ndryshojmë këtë e jo të vazhdojmë me të njëjtën mendësi”.

Komento: