Të shtëna me mjete zjarri janë dëgjuar në Obiliq.
Dy persona janë prangosur, derisa nuk ka të plagosur nga të shtënat.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se në vend ngjarje është gjetur mjet i gjatë A4-47.
“Sot rreth orës 12:40 Policia ka pranuar informacionin për të shtëna me mjet zjarri afër një marketi në Obiliq. Menjëherë njësitë policore të stacionit policor Obiliq, kanë dal në vendin e ngjarjes me qe rast kanë lokalizuar dy të dyshuar të cilët janë prangosur dhe janë sjell në Stacion Policor për procedura të tjera.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet i gjatë AK-47,e cila dyshohet se është përdorur. Deri në këto qaste nuk kemi të raportuar ndonjë person të lënduar”, ka thënë Hoxha.