Duket se Real Madridi po përballet me telashe të mëdha.
Eden Hazard më në fund arriti ta finalizonte kalimin te Real Madrid muajin e kaluar, pas një pritje të gjatë me Chelsean.
Belgu ishte objektiv i Real Madrid për një kohë të gjatë, por qëndroi te ‘Blutë’ deri në fundin e edicionit të kaluar.
Gjithsesi ai arriti në ‘Santiago Bernabeu’ për 100 milionë euro, ndërsa polemika kishte rreth numrit që do ta mbante në fanellë.
28-vjeçari e ka veshur fanellën me numrin 10 te Chelsea dhe Belgjika, por ishte e pamundur tek klubi i tij i ri – pasi Luka Modric e kishte zënë.
Ndërkohë ai ka pasur diskutime të forta me Mariano Diaz, i cili mban në fanellë numrin 7.
Diaz duket se nuk ka lëshuar pe rreth numrit që do mbajë veshur edicionin e ardhshëm, çka e ka detyruar Hazard ta marrë numrin 23.