Po vazhdojnë edhe më tej votimet për zgjedhjet në veri të Mitrovicës.
Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e dytë për media ka thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore është duke vijuar pa probleme.
Sipas saj deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 18,729 qytetar apo 32.30% nga gjithësej 87,983 qytetarë sa kanë të drejtë vote.
“Deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 18,729 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në të njëjtën kohë kishin votuar 15, 544 votues apo 30.79%. Sipas komunave iu njoftoj se deri në orën 15:00 në Leposaviq kanë votuar 6003 qytetarë apo 33.05%, në Zubin Potok kanë votuar 2940 qytetarë apo 34.45%, në Zveçan kanë votuar 3169 apo 34.34%, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 6617 apo 30%”, ka thënë ajo.
Daka ka theksuar se kanë pasur disa raportime lidhur me dokumentet e identifikimit.
“Gjithashtu kemi pasur disa raportime se komisionerët në disa vendvotime kanë pasur paqartësi lidhur me dokumentet e identifikimit të cilat janë lejuar në këto zgjedhje, megjithatë nga KQZ kanë marr sqarime të nevojshme që dokumentet valide janë ato të Kosovës kështu që nuk kemi tani parregullësi. Mirëpo nëse kane votuar me dokumente të Serbisë, nëse janë perosnat e njëjtë në listë të votuesve, do të vlerësohen, ndërsa nëse nuk janë në listë të votuesve, nuk janë lejuar të votojnë. Ka pas raste që janë paraqit me dokument të Serbisë, por nuk ka qenë në listë të votuesve dhe nuk është lejuar”, ka thënë ajo.
Ndërsa lidhur me votimet familajre, Daka ka thënë se njëherë nuk ka informata.
“Lidhur me votimet familjarte nuk kam informata njëherë, ndoshta pasi që të përfundoj procesi sepse nagnjëherë edhe vëzhguesit nuk e din çka është votimi familajr apo me asistencë.”, ka thënë ajo.
Kurse sipas Demokracia në Veprim (DnV), deri në orën 12:00 kanë dalë për të votuar 21% e qytetarëve. Ndër parregullsitë e evidentuara, më të shpeshtat sipas DnV-së janë rastet e lejimit të votimit me dokumente të identifikimit të Serbisë.
Në anën tjetër Prokuroria për këto zgjedhje ka thënë se nuk ka asnjë rast që mund ta prish procesin zgjedhor.
Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57,983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.