Me 29 prill pritet që në Berlin të mbahet një takim mes liderëve ballkanik.
Në takimin i cili do të mbahet të hënën pasdite në kryesim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emanuel Macron do të marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Tema qendrore siç është paralajmëruar më herët, do të jetë Kosova dhe siç mëson Tanjug, takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të zgjasë dy orë.
I njëjti burim i ka thënë Tanjugut se ideja e këtij tubimi është “rivitalizimi i dialogut” midis Kosovës dhe Serbisë për t’iu afruar më tutje procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, ajo që vërehet menjëherë është fakti se dialogu dhe procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Sebrisë për herë të parë do të jetë temë diskutimi midis udhëheqësve të Gjermanisë, Francës dhe vendeve të rajonit.
Kjo kryesisht përputhet me pikëpamjen e BE-së se një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi do të jetë e pranueshme për të dy palët në dialog.
Gjermania do hënën duket se do të merr përsipër rolin e një lideri evropian në këtë dialog politik dhe t’i sjellë gjërat në fillim të vitit 2012, kur kancelarja filloi iniciativën e bisedimeve Kosovë – Serbi në BE.
Kjo do të thotë se Gjermania do të mundohet të asgjësoj të gjitha mundësitë e një marrëveshje tjetër përveç asaj të propozuar nga BE.
Para se gjithash, shkruan Tanjug, duke cituar burimet e veta ka mesazhe të tjera se problemi i Kosovës do të zgjidhet në Evropë dhe jo në SHBA ose në Rusi.