Cristiano Ronaldo pozitiv në Covid-19, por çfarë ndodh tani?
Ronaldo ka dalë pozitiv në COVID-19 dhe do të kalojë së paku dy javë në izolim, gjë që do të bëjë që t’i humbas dy ndeshjet e radhës me Juventusin.
Lojtari është prekur nga COVID-19 derisa ishte në grumbullim me ekipin kombëtar të Portugalisë.
Por çfarë do të ndodh tani me sulmuesin e Juventusit?
Andrea Pirlo nuk do të mbështetet te CR7 për të paktën dy ndeshjet e ardhshme. E para vjen në fundjavë, në udhëtim te Crotone, ndërsa e dyta në Kiev kundër Dinamos, në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.
Komiteti Teknik-Shkencor në Itali ka vendosur dje se periudha e karantinës mund të ulet nga 14 në dhjetë ditë dhe se vetëm me një shtupë negative është e mjaftueshme për t’u rikuperuar nga COVID-19.
Pra, nëse Ronaldo ka një shtupë negative pas dhjetë ditëve të karantinës ai do të jetë në gjendje të kthehet në aksion kundër Veronës më 25 tetor dhe Barcelonës dhe më 28 tetor, përndryshe do të duhet të presë derisa të marrë një test negativ.