Ҫfarë ndodhi, 14 futbollistë përfundojnë në spital?

21:29 | 23 September 2020

Një rrufe shkakton panik, 14 futbollistë përfundojnë në spital.

Natyra dhuron herë pas here surpriza të hidhura dhe një gjë e tillë i ka ndodhur disa futbollistëve adoleshentë në Zvicër.

Po luhej ndeshja në kantonin e St Gallen midis “Ëalmer Boys School” dhe “Jamaica College” kur një rrufe i ka trembur të gjithë.

Disa prej lojtarëve pësuan lëndime, saktësisht 14 prej tyre, të gjithë të moshës 15-16 vjeç. Ata përfunduan në spital pas dëmtimeve të marra nga rrufeja.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar.

Komento: