Ҫfarë po ndodh? Bëhet ‘lum’ para Kuvendit të Kosovës

09:53 | 07 April 2019

Në mëngjesin e sotëm, para Kuvendit të Kosovës, ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit.

Nga ky shpërthim i gypit, uji ka vërshuar një pjesë të Sheshit. Uji, që nga ndërtesa e Kuvendit ka arritur deri para “dyerve” të Qeverisë.

Deri para pak minutash askush nga organet kompetente të ujësjellësit nuk ka dalë te vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh, njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me sanimin e këtij shpërthimi.

Deri më tani nuk dihen për shkaqet e defektit.

Komento: