
Janë hequr rrethojat e objektit të Qeverisë.
Disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.
