Ҫfarë po ndodh me Allegrin dhe Zidanen?

23:34 | 19 December 2018

Duket se do të ketë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm.

Max Allegri po planifikon që të drejtojë Real Madridin sezonin e ardhshëm me Zinedine Zidane që pritet ta zëvendësoi atë në Juventusa, ka thënë sot Luciano Moggi.

Kjo thashetheme që një kohë për këtë gjë, por ato janë rritur më shumë kohëve të fundit.

Manchester United shkarkoi Jose Mourinhon, duke shkruar se Zidane është kandidat, por raportet e fundit thonë se ai ia ka dhënë fjalën Juves që do ti drejtojë, pasi që në këtë ekip luajti nga viti 1996-2001.

Moggi ishte drejtor i Juventusit kur Zidane ka luajtur aty dhe ai e ka argumentuar këtë lajm kur ka folur sonte për televizionin 7 Gold.

Allegri kishte konfirmuar se e ka refuzuar një lëvizje në Madrid verën e kaluar, përderisa ai ende s’e ka përfunduar punën në Torino, derisa ende po kërkon një Ligë të Kampionëve me këtë skuadër.

Julen Lopetegui mori këtë skuadër në drejtim por ai u shkarkua pas fillimit të dobët të sezonit duke u zëvendësuar me Santiago Solarin.

Komento: