Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka sqaruar situatën me portierët e skuadrës.
Ai pretendon se nuk do të ketë asnjë debat për pozitën e portierit të Real Madridit sezonin e ardhshëm, pas spekulimeve se Thibaut Courtois është afër largimit nga klubi madrilen.
Portieri belg, Thibaut Courtois, u transferua në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2018. Pas shumë spekulimeve, Real Madridi më në fund e kishte transferuar një portier që do të garonte me Keylor Navasin,
Courtois nuk e kishte mbajtur aspak sekret dëshirën e tij për t’u kthyer në kryeqytetin spanjoll, pasi i kishte kaluar tri sezone i huazuar në Atletico Madrid.
Megjithatë, 26-vjeçari nuk e ka pasur të lehtë kthimin e tij në La Liga se tani janë vënë dyshime mbi të ardhmen e tij në klub. Në ndeshjen e parë pas riemërimit të Zinedine Zidanit në pozitën e trajnerit, ai e ktheu Navasin në portë e për ndeshjes e radhës e futi në lojën djalin e tij, Luca Zidanin.
Këto dy ndeshje bënë që spekulimet për të ardhmen e Courtois në klub të nxiten edhe më shumë, pasi që emri i tij është përfolur për një transferim në Paris Saint-Germain. Por, Zidane pretendon se përgjigjet do të vijnë së shpejti.
“A do të ketë rotacion në pozitën e portierit sezonin e ardhshëm|? Kjo varet nga portierët do t’i kemi sezonin e ardhshëm. Për momentin, i kemi tre portierë shumë të mirë dhe do ta shohim çfarë do të ndodhë sezonin tjetër”, ka thënë Zidane.
“Nuk do të ketë debat për pozitën e portierit sezonin e ardhshëm, kjo gjë do të jetë shumë e qartë”.