Isco duket se është në telashe të mëdha, madje tani edhe zyrtarisht.
Ylli spanjoll është lënë sërish rezervë nga trajneri Santiago Solari, në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Leganes, që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.
Vendimi i trajnerit Solari, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Isco.
Ky i fundit, e ka pëlqyer një postim në Tëitter, të një personi që kritikonte Solarin për lënien në bankën e rezervistëve Iscon.
Edhe pse Isco ka reaguar shpejtë duke e hequr pëlqimin nga ky postim, kjo nuk ka mjaftuar, pasi veprimi i tij është lajmi kryesor i mbrëmjes në Spanjë.