
Duket se Niko Kovac nuk e ka të sigurtë të ardhmen si trajner i Bayernit.
Bayern Munich kanë rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga, pas fitores së thellë 5:0 ndaj Borussia Dortmund.
Kupa e Gjermanisë dhe Bundesliga janë dy garat e vetme ku bavarezët janë në luftë, dhe shihen si favoritët për të korrur sukses.
Megjithatë, edhe përkundër kësaj, shefi i Bayern, Karl – Heinz Rummenigge i ka thënë kroatit se nuk e ka punën e sigurt.
“Nuk ka punë të sigurt për asnjërin tek Bayern Munich. Duhet gjithmonë të japësh për skuadrën” ka thënë Rummenigge.
‘Kjo është mënyra se si Bayern funksionon dhe ti duhet të përshtatesh me këtë presion. Nëse nuk mundesh, je në skuadrën e gabuar” ka thënë tutje ai.
Rummenigge është duke u përgatitur që ta lirojë edhe pozitën e tij. Ai ka konfirmuar se nuk do të jetë në rolin aktual. Zëvendësuesi i tij pritet të jetë ish portieri i skuadrës, Oliver Kahn.