Ҫfarë po ndodh në Kosovë? Shkollat e mesme nuk po mbajnë mësim

20:34 | 17 Prill 2019

Maturantët në Shqipëri, ndërsa në tërë shkollën nuk po mbahet mësim.

Në Han të Elezit thonë se nuk ka staf i cili do të mbante procesin mësimor gjatë kësaj kohe.

Është ditë e zakonshme e mësimit. Prandaj nxënësit, me çanta në krahë po drejtohen për në shkollë, në Han të Elezit.

Por e njëjta s’po ndodhë në shkollën tjetër pranë. Dyert e gjimnazit “Dardania” janë të hapura, por të zbrazura ishin klasët.

Maturantët e kësaj shkolle të mesme të lartë kanë shkuar në ekskursion në Shqipëri, por mësim nuk mbajtën as nxënësit e klasës së dhjetë e njëmbëdhjetë.

Një nxënës tregoi arsyen.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Hanit të Elezit, Menduh Vlashi.

Ai tregon se një metodë të tillë e kanë përdorur edhe paraprakisht.

Se e gjithë shkolla ka ndërprerë mësimin nuk janë në dijeni nga Ministria e Arsimit.

Maturantët e gjithë shkollave në Kosovë, për rreth një javë shkojnë në ekskursion në Shqipëri, megjithatë gjeneratat e tjera pos maturantëve, mbajnë mësim të rregullt gjatë kësaj kohe.

Komento: