Ҫfarë po ndodh? Qendra e Shtërpcës bllokohet nga serbë të maskuar

14:54 | 10 March 2019

Qendra e Shtërpcës është bllokuar nga disa serbë të maskuar.

Dhjetëra serbë të maskuar e me flamuj kombëtar të Serbisë në duar, kanë bllokuar qendrën e Shtërpcës, duke dashur të tregojnë fuqinë.

Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta inFokus, serbët shihen të veshur çuditshëm.Disa prej tyre janë të hipur mbi traktorë e kuaj, të cilët nuk ndalin këngën e bërtimat gjatë rrugës.

I gjithë ky organizim është pjesë e një feste fetare serbe, e cila shënohet më 10 mars. Burrat serb për këtë festë vishen në forma të ndryshme për ta dëshmuar fuqinë e tyre.

Komento: