Ҫfarë po ndodh!? Thaҫi i shkon Mustafës në shtëpi për vizitë

21:49 | 27 February 2019

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në shtëpinë e tij Presidenti e Kosovës, Hashim Thaҫin.

Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës, ka mësuar Gazeta Express, nga burime të besueshme të saj.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Thaçit te Mustafa, por Gazeta Express ka mësuar se kreu i LDK’së nesër do të presë në takim zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët sot takuan krerët e shtetit.

Presidenti i vendit në të kaluarën e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, kur ai ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar për shërim.

Komento: