Duket se trajneri i Liverpoolit ka pranuar një lajm shumë të keq sot.
Në ndeshjen që Liverpool aktualisht po e luan kundër Huddersfield, në fushë nuk po paraqitet braziliani Roberto Firmino.
Firmino është lënë jashtë skuadrës për këtë ndeshje, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e luan të mërkurën, kundër Barcelonës.
Trajneri i ‘Reds’, Klopp ka disa probleme në skuadër, por ka thënë se lëndimi i Firmino nuk ishte diçka e madhe.
“Dje pas stërvitjes ai përmendi një dëmtim të lehtë muskulor. Ne e morëm atë parasysh, sigurisht. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por mjaftoi që ta linim jashtë, kaq” ka thënë Klopp për ‘Sky Sports’.
Bobby është paraqitur 46 herë këtë edicion me skuadrën e gjermanit, duke shënuar 16 gola dhe duke shtuar 8 asistime.
Kurse, në Ligën e Kampionëve ai ka 10 ndeshje ku ka shënuar katër gola. Mungesa e tij kundër Barcës do të ishte humbje e madhe për Liverpool.