Pritet që të mbahet një takim mes liderëve ballkanik, e kjo do të ndodh me 29 prill në Berlin.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, presin që në takimin e 29 prillit në Berlin të ketë presione ndaj Serbisë.
Megjithatë ata thonë se nuk kanë ndonjë pritje të madhe nga takimi në kryeqytetin gjerman, duke theksuar se Serbia është e gatshme të rifillojë dialogun në momentin e parë që Kosova heq taksën.
“Serbia është ndryshe se para 7 vjetësh, dhe këtë partnerët tonë e dijnë. Ata e dinë që nuk mund të japin ultimatum Vucicit. Prandaj unë mendoj që do të kemi bisedime të mira në Berlin. A do të ketë rezultate konkrete, nuk e di”, ka thënë Brnabiq.
Ndërkohë Ivica Dacic thoptë se takimi në Berlin nuk është vazhdimësi e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Synimi i takimit në Berlin është që të diskutohen problemet në Ballkan, dhe jo të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë, që nuk është tema kryesore. Megjithatë ne nuk do të pajtohemi për vazhdimin e dialogut në Bruksel, pa e hequr taksën ndaj produkteve serbe. Nëse dikush mendon që Serbia ësht e dobët, gabohet”, ka thënë Dacic.
Dacic ka thënë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka theksuar se janë të gatshëm për marrëveshje dhe kompromis.
Sa i përket platformës për dialog, Dacic thotë se ajo tregon që është kundër vazhdimit të dialogut, për faktin se kërkon që Serbia të paguajë për krimet e luftës që i ka kryer në Kosovë.