A po largohet Lionel Messi nga skuadra e Barcelonës.
Shokët e skuadrës së Lionel Messit në Barcelonë, Luis Suarez dhe Arturo Vidal janë të vetmit lojtarë që bëjnë presion që sulmuesi të qëndrojë në ‘Camp Nou’.
Barcelona e konsideron që Messi është në grevë dhe e ka gjobitur atë për mos raportimin për stërvitje të hënën dhe të martën, ndërsa argjentinasi nuk e konsideron më veten si pjesë e skuadrës së Ronald Koeman.
Ka pasur një heshtje nga shumica e stafit dhe lojtarëve në lidhje me situatën e Messit, me përjashtim të Suarez – e ardhmja e të cilit në klub mbetet e paqartë – dhe Arturo Vidal, i cili është në një pozicion të ngjashëm.
Pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës, përfshirë ata në rrethin e ngushtë të Messit si Sergio Busquets dhe Gerard Pique, deri më tani kanë heshtur.
Babai dhe përfaqësuesi i Messit Jorge pritet të takohet me hierarkinë e Barcelonës, përfshirë presidentin Josep Maria Bartomeu, të mërkurën për të diskutuar të ardhmen e djalit të tij.