Ҫmimet e larta të naftës janë shqetësim mjaftë i madh për qytetarët.
Qytetarët në Kosovë po e blejnë naftën me një çmim shumë më të shtrenjtë sesa ai që paguhet për hyrjen e saj në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ekonomisti Hekuran Murati, nëprëmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.
Ai ka thënë se nafta po hyn në Kosovë për 0.90 deri në 0.95 centë euro për litër, ndërsa nuk po shitet assesi më lirë se 1.20 euro për litër.
Murati ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ndaj Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për këtë dallim të madh në çmim.
Ai ka porositur këto dy institucione që të mbikëqyrin tregun e derivateve.
Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:
Veç thash t’ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshi akcizën dhe tatimet) po hyn me 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bie nën 1.20 euro/litër.
Autoriteti që mbikëqyr tregun e derivateve – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Kryesorja, taksa ndaj Serbisë po i mbulon të gjitha gjynahet!