Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përgëzoi sot kreun e opozitës Ekrem Imamoglu për fitoren e sotme në zgjedhjet e përsëritura për kryetarin e Bashkisë së Stambollit.
“Uroj Ekrem Imamoglu i cili ka fituar sipas rezultateve jozyrtare,” shkroi Erdogan në Twitter.Sipas këtyre rezultateve, Imamoglu ka fituar 54% të votave dhe kandidati i partisë në pushtet Erdogan AKP, Binali Yildirim, tashmë ka pranuar humbjen dhe ka përgëzuar kundërshtarin e tij.
mamoglu fitoi zgjedhjet e 31 marsit dhe ishte kryetari i bashkisë për 18 ditë, por komisioni zgjedhor anuloi rezultatet për shkak të parregullsive. AKP kontrollon ende 25 nga 38 rrethet në Stamboll dhe ka shumicën në asamblenë e qytetit, transmeton AP.
Shumë mendojnë se zgjedhjet e Stambollit janë një provë kyçe për fuqinë e presidentit Erdogan, i cili vetë ishte kryebashkiaku i qytetit më të madh të Turqisë nga viti 1994 deri më 1998.