​Pse e lexoi Hashim Thaçi deklaratën e pavarësisë së Kosovës?

22:37 | 16 Shkurt 2020

Ai rrëfen se në të kanë punuar së bashku dhe se rol të madh kanë edhe SHBA-të.

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, rrëfen pse ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, e lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovë me 17 shkurt të 2008.

Sejdiu tregon se deklaratën e pavarësisë së Kosovës nuk e ka punuar dhe nuk është rezultat i vetëm një personi.

Ai rrëfen se në të kanë punuar së bashku dhe se rol të madh kanë edhe SHBA-të.

“Tek deklarata, e para deklarata nuk është një dokument që është shkruar nga vetëm një njeri dhe kush e thotë e flet të pa vërtetën. Është hartuar në një fazë më të hershme dhe këtu kanë rol të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një konsultë ku kanë qenë edhe zotëri Thaçi edhe zotëri Krasniqi dhe me mu ka qenë edhe ministri i jashtëm dhe kemi punuar. Ne më vonë kemi biseduar rreth kësaj. Natyrisht se ka pas ide që ta lexoj unë por ka pas edhe insistime që Thaçi ta marrë”, rrëfen Sejdiu për Infokus.

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës thotë se në aspektin profesional është dashur që deklarata e pavarësisë të lexohet nga Jakup Krasniqi që në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Ideja ime ka qenë se këtë duhet ta lexojë Kuvendi sepse është dokument i Kuvendit nuk është dokument as I Hashim Thaçit dhe as i Fatmir Sejdiut. Është një dokument që miratohet nga ata dhe votohet nga ata. Që natyrisht këtë dhe në aspektin profesional flas, kam menduar që do ta bëjë Jakup Krasniqi”, tregon Sejdiu.

Komento: