​Vazhdon seanca e jashtëzakonshme për tarifën 100%

16:20 | 02 Mars 2020

Pas pauzës, deputetet janë kthyer në sallë dhe ka nisur seanca ku po diskutohet për taksën 100%.

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati për taksën 100 përqind.

Deri më tani kishte deklarata kundër dhe pro heqjes së saj për mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kryeministri, Albin Kurti po insiston që taksa të hiqet pjesërisht, ndërkohë partneri i tij i koalicionit LDK po kërkon heqje të menjëhershme të saj.

Komento: