1.1 milion euro ndan Qeveria për “Trepçën”

13:03 | 13 November 2020

Qeveria e ndihmon “Trepçën” me 1.1 milion euro.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me bordin e përkohshëm të ndërmarrjes “Trepça” për të gjetur zgjedhje se si të përballohet gjendja në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.

Hoti tha se kësaj ndërmarrjeje do t’i ndahen 1.1 milion euro për të tejkaluar situatën nëpër të cilën gjenden, pas borxhit të mëdha që kjo kompani ka.
“Menaxhmenti i kësaj kompanie nuk ka arritur ta menaxhojë si duhet. Ne jemi dakorduar që të dorëzojmë një planbiznesi se si do të përballohet gjendja ne te cilën gjendet kompania. Qeveria do t’i ndajë d 1.1 milion euro për të tejkaluar situatën”, tha Hoti në një konferencë për media.

Punëtorët e Trepçës janë në grevë që 3 ditë për shkak që nuk janë paguar. Kjo kompani sipas Hotit kanë borxhe deri në 8 milionë euro.

Komento: