1.4 milionë euro do t’i kushtoj MPB-së furnizimi me targa për automjete

09:35 | 20 September 2019

Është finalizuar kontrata e re për këtë vit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Tenderi për furnizim me targa sa i përket regjistrimit të automjeteve, iu është dhënë operatorëve ekonomik TSR SH.P.K.; EHA Hoffmann International GmbH.Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.685.009,28 euro, ajo është arritur të nënshkruhet për 1.433.188,72 euro.

Tutje bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj.

Komento: