Çmimet e derivateve kanë arritur në ekstreme. Sot qytetarët të cilët është dashur të furnizohen me derivate kanë paguar deri në 1.82 cent për litër.
E këto çmime padyshim se janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve në Kosovë.
Pas kësaj, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencës sipas ligjit.
“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse”, u tha nga ministria.
Ministria tha se ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri.
“Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut.”, thuhet tutje.
Pavarësisht se në Evropë çmimet gjatë këtyre ditëve kanë pasur rënie, në Kosovë rritja e tyre është duke vazhduar.