1 cent më lirë, ky është çmimi i naftës për sot e nesër

10:00 | 21 Qershor 2026
1-cent-me-lire,-ky-eshte-cmimi-i-naftes-per-sot-e-neser

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që është 1 cent më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00, dhe vlejnë po ashtu edhe për ditën e hënë.

Komento: