1 i vdekur e 80 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

15:26 | 14 Tetor 2020

Një i vdekur e 80 raste pozitive me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me COVID-19 dhe 1 person ka vdekur. 55 pacientë janë shëruar.

Kryeministri i Kosovës në konferencën për media ku mori pjesë edhe Armend Zemaj, Naser Ramadani e të tjerë, folën për situatën me pandeminë.

Hoti kërkoi përgjegjësi nga institucionet.

“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”, tha Hoti në konferencën për media.

Hoti tha se nga Policia e Kosovës ka raste të shumta që evidentohen rastet.

“Zakonisht nëpër barnatore e furra”, tha Hoti.

Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.

“Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”, tha Hoti.

Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të inspektoratit sanitar e të tregut. 75 punëtorë të inspektoratit shtesë janë shtuar në terren, tha Hoti, duke përmendur edhe shtim numri të policisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke vlerësuar situatën me pandeminë, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.

“Nuk duhet lejuar të kalojmë në situatë tjetër”, tha Zemaj.

Naser Ramadani, tregoi se në 24 orët e fundit janë raportuar 80 raste pozitive dhe 1 i vdekur.

“Kemi rritje të lehtë të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 650 mostra, 80 raste janë pozitive. 1 i vdekur është raportuar dhe janë shëruar 55 pacientë”, tha Ramadani.

Komento: